Ndërlidhjet

Artemije: Kleri të mos kontaktojë autoritetet


Peshkopi i Kishës Ortodokse serbe, Artemije, u ka urdhëruar klerikëve që të mos mbajnë kontakte me autoritetet e Prishtinës, me misionin e Bashkimit Evropian, si dhe me misionet e vendeve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në vendimin e peshkopit Artemie thuhet se ky qëndrim është marrë për shkak të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, vendimit të Bashkimit Evropian që të dërgojë misionin e vet në Kosovë "pa vendim dhe jashtë Këshillit të Sigurimit të KB", si dhe për shkak të njohjes së Kosovës nga shtetet e ndryshme.

Artemije ka thënë se me këto akte janë shkelur rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe Kushtetuta e Serbisë, "prandaj ato janë jolegjitime dhe të jashtëligjshme, dhe si rrjedhojë nuk ekzistojnë juridikisht".
XS
SM
MD
LG