Ndërlidhjet

Rice: Të zgjidhet kriza në Kolumbi


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike të krizës mes Kolumbisë dhe Venezuelës e Ekuadorit në anën tjetër.

Tensionet në rajon u ngritën pasi Kolumbia ndërmori një sulm kundër rebelëve majtistë të grupit FARC në brendi të territorit të Ekuadorit.

Duke folur pas takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel, Rice e quajti Kolumbinë një "mik të mirë".

"Shpresoj se do të ketë zgjidhje diplomatike për këtë. Organizata e Shteteve Amerikane është angazhuar. Jemi të angazhuar edhe ne dhe shtetet në rajon. Por kuptohet, kjo tregon se secili duhet të jetë vigjilent rreth shfrytëzimit të zonave kufitare nga organizatat terroriste si FARC-u", tha Rice.

Venezuela dhe Ekuadori i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i dënojë vërsuljet përtej kufirit, dhe si kundërpërgjigje, të dy vendet kanë dërguar trupa në kufirin e Kolumbisë.
XS
SM
MD
LG