Komandanti i KFOR-it për sektorin e Lindjes, gjenerali amerikan John Davoren e ka theksuar sot në Gjilan vendosmërinë e KFOR-it që të mos lejojë ekzistimin e institucioneve paralele serbe të sigurisë.
Davoren tha se kufijtë e Kosovës do të mbeten të njëjtë, dhe ka shtuar se "KFOR-i nuk do t'u lejojë policëve të pezulluar serbë që të formojnë sistem paralel".
Ai ka ripërsëritur se kontingjenti amerikan i KFOR-it mbetet i përkushtuar për ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurimin e kufijve të Kosovës.
"Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo situate në Kosovë, kudo që të ndodhë ajo", ka thënë gjenerali amerikan.
Davoren ka thënë se përfaqësuesve të ushtrisë së Serbisë u është transmetuar se duhet ta respektojnë rezolutën 1244, dhe se nuk guxojnë të lejojnë që të ndodhë diçka e ngjashme siç ishte rasti në vendkalimet Mutivodë dhe Merdare.
Gjenerali amerikan ka vlerësuar se në Kosovë "gjithçka ka shkuar si duhet" sepse, siç tha ai, ashtu e ka dashur populli.