Ndërlidhjet

Kermabon: EULEX do të jetë në tërë Kosovën


Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves De Kermabon ka theksuar se ky mision do të jetë i pranishëm në tërë Kosovën, dhe ka shtuar se është i papranueshëm krijimi i strukturave paralele policore në mjediset e banuara me serbë.

Kermabon ka thënë se ky mision i BE-së mund ta marrë përgjegjësinë pasi Kombet e Bashkuara ta kenë përfunduar mandatin e UNMIK-ut.

"Nuk mundemi që bashkë dhe njëkohësisht t'i zbatojmë kompetencat e njëjta. Gjatë katër muajve të fazës kalimtare, NATO dhe UNMIK-u e kanë përgjegjësinë e plotë. Ne do t'i marrim përgjegjësitë për të ndihmuar autoritetet kosovare në fushën e policisë, doganës dhe gjyqësisë kur UNMIK-ut t'i skadojë mandati", ka thënë Kermabon për mediat e Beogradit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG