Ndërlidhjet

Bush do vizitojë Ukrainën, Kroacinë, Rumaninë


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndroe tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush do të vizitojë Ukrainën dhe Kroacinë, përveç që do të marrë pjesë edhe në samitin e NATO-s në Rumani.

Më herët, presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko tha se presidenti Bush do ta vizitojë Ukrainën në periudhën 31 mars deri 1 prill.

Vizita bëhet në prag të samitit të NATO-s, i cili prej 2 deri 4 prill mbahet në Bukuresht, ku aleatët do të diskutojnë mbi hapat për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Rusia i kundërshton fuqishëm aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Yushchenko tha se ai dhe presidenti Bush do t'i diskutojnë përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG