Ndërlidhjet

BE-ja e dënon pushtimin e gjyqit


Presidenca e Bashkimit Evropian ka dënuar rrëmbimin e një gjyqi të UNMIK-ut në veri të Kosovës nga militantët serbë, duke u shprehur se civilët nuk duhet të dëmtohen.
"Presidenca e BE-së fuqishëm i dënon sulmet dhe pushtimin e gjyqit në veri të Mitrovicës. Askush nuk do të përfitoj nga përdorimi i dhunës dhe nga sulmet ndaj institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë", thuhet në kumtesën e presidencës sllovene të Bashkimit Evropian.
Mëtutje, në kumesë kërkohet nga Serbia që "të respektoj përkushtimet e përsëritura për përmbajtje nga çfarëdo aktiviteti ose deklarate që mund ta rrezikoj situatën e sigurisë". "Siguria e popullatës civile duhet të mbetet e paprekur", thuhet poashtu në këtë kumtesë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG