Ndërlidhjet

GNK: Kosova është në rrezik të ndahet


Grupi Ndërkombëtar i Krizave paralajmëroi se një muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në rrezik të ndahet, dhe u bëri thirrje BE-së dhe NATO-s të veprojnë para se të jetë tepër vonë.

"Ka rrezik real që ndarja të forcohet në veri të lumit Ibër dhe Kosova të bëhet edhe një konflikt i ngrirë", si Abkhazia apo Osetia Jugore tha GNK.

Përderisa Serbia ka strategji për të ndarë Kosovën, bashkësia ndërkombëtare nuk ka një përgjigje të përcaktuar dhe të koordinuar qartë", thuhet në raport.

GNK kërkon që "BE, OKB dhe NATO të dakordohen për një strategji të përbashkët gjithëpërfshirëse për pjesën veriore të Kosovës".

Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel gjithashtu ka bërë thirrje që sa më shumë vende "ta njohin dhe ta përqafojnë shtetin e ri" të Kosovës.
XS
SM
MD
LG