Ndërlidhjet

Plassnik: Serbia të bëjë thirrje për qetësi


Austria i ka bërë thirrje Serbisë dhe liderëve serbë të Kosovës që të promovojnë qetësi në rajon.

"Qeveria e Serbisë vazhdimisht është zotuar se do të përmbahet nga dhuna si mjet politik. Kjo duhet të bëhet me konsekuencë", tha ministreja e Jashtme Ursula Plassnik.

"E njëjta vlen për liderët e serbëve të Kosovës. Askush nuk guxon të lejohet që t'i shmanget përgjegjësisë, qoftë nëse kthen kokën mënjanë, apo lejon që të ndodhë", tha Plassnik duke iu referuar ngjarjeve të dhunshme në Mitrovicë.

"Sulmet e dhunshme ndaj personelit të Kombeve të Bashkuara dhe të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet të dënohen. Beogradi dhe liderët e serbëve të Kosovës duhet që t'i qetësojnë banorët në veri të Kosovës", tha Plassnik.

"Askush nuk e vë në pyetje të drejtën për demonstrata paqësore, por përdorimi i forcës kundër policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it është i pajustifikueshëm", tha shefja e diplomacisë austriake.
XS
SM
MD
LG