Ndërlidhjet

Turqi: Dhjetra të lënduar në protestat e kurdëve


Disa dhjetra njerëz janë lënduar dhe shumë janë arrestuar nga ndërhyrja e policisë në demonstratat e dhunshme të kurdëve në disa qytete të Turqisë.

Trazirat shpërthyen kur kremtimet me rastin e Nevruzit, apo Vitit të Ri kurd, u shndërruan në demonstrata pro Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Gjendja më e acaruar ishte në qytetin Van, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për të shpërndarë turrmën e rreth 1.500 njerëzve, të cilët ndezën zjarre dhe vendosën barikada në rrugë, si dhe i thyen xhamat e dritareve dhe të ndërtesave qeveritare.
XS
SM
MD
LG