Ndërlidhjet

Dick Cheney viziton Izraelin


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dik Cheney mbërriti në Izrael për të promovuar bisedimet paqësore për Lindjen e Mesme.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i bëjnë presion Izraelit që të ndërmarrë hapa, të cilat do ta kërcënonin sigurinë e vendit.

Më herët në Riad, Cheney dhe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, biseduan për çmimet globale të energjisë. Bashkëpunëtorët e Cheney-t thanë se bisedimet kanë qenë produktive.

Nënpresidenti Dick Cheney do të vizitojë edhe Bregun Perëndimor përpara se ta përfundojë turneun e tij rajonal me vizitën në Turqi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG