Ndërlidhjet

PDSH-ja kthet në qeverinë e Maqedonisë


Partia Demokratike Shqiptare vendosi të kthehet në Qeverinë e Maqedonisë, pas një marrëveshjeje që ka arritur me VMRO-DPMNE-në lidhur me gjashtë kërkesat që i kishte parashtruar kryeministrit Nikolla Gruevski.
Sipas PDSH-së marrëveshja parasheh që në afat prej 10 ditësh të formohen grupet punuese për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, ligjin për përdorimin flamurit, rregullimin e statusit të ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe shyrtimin e rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës, te gjitha këto në përputhje me kushtetuën dhe ligjet ekzistuese të Maqedonisë.
Dy liderët e koalicionit, Gruevski dhe Thaçit kanë shprehur vullnet të mirë për njohjen edhe të pavarësisë së Kosovës, por nuk janë dhënë afate se kur kjo mund të ndodhë.
Marrëveshja parashikon që brenda dhjetë ditëve Qeveria të hartojë edhe një plan aksional për përfaqësimin e shqiptarëve dhe komunitetit jomaqedonas në administratën shtetërore.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja.
XS
SM
MD
LG