Ndërlidhjet

Kryeministri i ri Gilani e dha betimin


Kryeministër i ri i Pakistanit është Yousuf Raza Gilani, i cili sot e dha betimin para presidentit Pervez Musharraf.

Zoti Gilani është anëtar i njohur i partisë së lideres së vrarë opozitare, Benazir Bhutto.

Nga ana tjetër, sot në Islamabad kanë arritur dy zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, John Negroponte dhe ndihmës sekretari, Richard Boucher pritet që të takohen me zyrtarët më të lartë pakistanez.

Qeveria e re në Pakistan është e përbërë nga kundërshtarët e presidentit, Pervez Musharraf, që është aleat i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG