Ndërlidhjet

Sarkozy viziton Britaninë e Madhe


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy sot do të fillojë një vizitë shtetërore në Britani.

Sarkozy pritet të bisedojë me kryeministrin Gordon Brown mbi çështjet që përfshijnë përpjekjet për zbutjen e turbullirave në tregjet globale financiare, si dhe bashkëpunimin ushtarak në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan.

Franca është duke e shqyrtuar shtimin e trupave të saj në Afganistan me 1.000 të tjerë.

Gjatë vizitës dy ditëshe, Sarkozy do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij e re, modelja dhe këngëtarja Carla Bruni.
XS
SM
MD
LG