Ndërlidhjet

Jeremiq: Kosova të ndahet në vija etnike


Kosova duhet të ndahet midis minoritetit serb dhe shumicës shqiptare për të reduktuar tensionet, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq në Indonezi. 

Ai ka shtuar se Serbia do të dërgojë kërkesën e saj në Kombet e Bashkuara, që Kosova të ndahet në vija etnike. 

Sipas Jeremiqit ky propozimi është mënyrë për të qetësuar situatën pas disa incidenteve të dhunshme që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës. 

Jeremiq po i bënë thirrje shtetit të Indonezisë për të kundërshtuar e pavarësinë e Kosovës.
 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG