Shefi i diplomacisë së Spanjës Migel Anhel Moratinos deklaroi se Kombet e Bashkuara duhet të kenë rol kryesor në Kosovë.
"Qeveria në Madrid nuk do të japë dritë të gjelbërt për pjesëmarrjen e përfaqësuesve spanjolë në misionin e BE-së në Kosovë, përderisa UNMIK-u nuk do t'ia bartë kompetencat këtij misioni", njoftoi Moratinos pas takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.
"Deri te aksioni i përbashkët për dërgimin e misionit EULEX në Kosovë do të vijë kur atij t'i barten kompetencat e UNMIK-ut", tha ministri i Jashtëm spanjol.
"Mendoj se të gjithë duhet të jenë dakord se askush nuk mund të injorojë nevojën që Kombet e Bashkuara të kenë rolin kryesor në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht në Kosovë", ka thënë Moratinos.