Ndërlidhjet

Fillojnë negociatat për vijën kufitare


Ka nisur negociatat midis Kosovës dhe Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për vijën kufitare, ka njoftuar misioni i BE-së i cili po monitoron këto bisedime.

"Të dyja delegacionet me nga pesë anëtarë kanë diskutuar mënyrat për të ecur përpara" thuhet në njoftimin e misionit të BE-së.

Mosmarrëveshjet për vijën kufitare ekzistojnë që nga marrëveshja midis Serbisë dhe Maqedonisë në vitin 2001.

Banorët e fshatit kufitarë Debellde thonë se u janë privuar 2 mijë hektarë tokë.
XS
SM
MD
LG