Ndërlidhjet

WSJ: "Një Aleancë e fuqishme"



"Wall Street Journal"

Presidenti Bush gjatë takimit të Bukureshtit do të theksojë rëndësinë e rolit të NATO-s në ish bllokun sovjetik. Por ky angazhim duket se është vënë në pikëpyetje veçanërisht nga qëndrimet në kryeqytetet e ndryshme evropiane lidhur me hapin e ardhshëm.

Ftesa për anëtarësim për tre vendet ballkanike, Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë rrezikohet nga tekat e Greqisë.

Qeveria greke, e cila është një qeveri e pakicës në Parlament këmbëngul që Maqedonia të ndryshojë emrin.

Kjo vetëm sa e kërcënon edhe më shumë stabilitetin e rajonit, i cili së fundi u përball me pavarësinë e Kosovës.

Grekët nuk dinë ndryshe, ndaj presidenti Bush dhe të tjerët në takim duhet të jenë krijues në gjetjen e një zgjidhje.

Në tryezën e debatit është dhe ofrimi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë "Plani i Veprimit për Anëtarësi". Ky plan që hap rrugën drejt anëtarësimit në fakt nuk vendos afate dhe nuk garanton fundin e procesit. Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia kanë hyrë në këtë plan veprimi afro një dekadë më parë.

Presidenti Bush pas vizitës në Ukrainë përsërit mbështetjen për Kjevin dhe Tbilisin dhe tha se "Rusia nuk do ketë veto në NATO".

Por, ka qenë kancelarja gjermane Merkel që pas takimit të fundit në Moskë me Putinin ka ashpërsuar kundërshtimin për hapjen e dyerve të NATO-s për Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Rreth 10 vende të tjera anëtare u rreshtuan pas Merkelit, duke thënë se Ukraina është shumë e ndarë lidhur me anëtarësimin në NATO, kurse demokracia në Gjeorgji është shumë e paqëndrueshme. Por arsyeja e vërtetë është përse të krijojmë probleme me Rusinë.

Afganistani do jetë një tjetër temë e nxehtë debati, kur Shtetet e Bashkuara kërkojnë më shumë kontribute në trupa nga vendet e Aleancës.

NATO-ja vazhdon të flasë për sfidat në periudhën e pas luftës së ftohtë dhe ato janë, Evropa Lindore, Ballkani, Afganistani, por në takimin e Bukureshtit ende ka shumë punë për tu bërë.


XS
SM
MD
LG