Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Moska vazhdon të kundërshtoj mburojen amerikane anti – raketore në Evropë.
"Uashingtoni ka dëgjuar shqetësimet tona dhe propozimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara do të jenë të rëndësishme dhe të dobishme për të forcuar besimin nëse ato zbatohen", ka thënë presidenti Putin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin amerikan George Bush.
Putin ka thënë se ka dallime edhe rreth disa çështjeve tjera, por se të dy palët janë pajtuar për "suazën strategjike" që do të udhëheqë marrëdhënjet e ardhshme amerikano – ruse.
Presidenti Bush ka thënë se mbështet përpjekjet e Rusisë për t'iu bashkuar Organizatës Botërore për Tregëti, por edhe suprimimin e legjislacionit të Uashingtonit nga periudha e Luftës së Ftohtë që kushtëzonte tregëtinë me respektimin e Rusisë të të drejtave të njeriut.
Presidenti Bush gjithashtu ka pohuar se ka krijuar një impresion të parë pozitiv për presidentin e ardhshëm të Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe se pret të bashkëpunoj me te.