Ndërlidhjet

Protestat lënë në hije Lojërat Olimpike


Protestat në Paris dhe San Françisko kanë lënë në hije ceremonitë e dorëzimit të flakës olimpike.

Në kryeqytetin francez policia u detyrua ta tërheqë tre herë flakën olimpike, që ajo të mos binte në duart e protestuesve. Këta të fundit kundërshtonin dhunën e ushtruar nga Kina në protestat e muajit të kaluar në Tibet.

18 persona u arrestuan në Paris.

Në San Françisko aktivistët kanë vendosur parrulla të mëdha pro Tibetit në urën e famshme të San Françiskos, në prag të mbërritjes së flakës olimpike.

Lojërat Olimpike zhvillohen këtë verë në Kinë.
XS
SM
MD
LG