Bashkimi Evropian duhet të bëjë çdo përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme serbe, tha Javier Solana.
Shefi i diplomacisë evropiane shtoi se do të donte të shihte përparim dhe në heqjen e kërkesave për viza për qytetarët serbë para zgjedhjeve të 11 Majit. Duke folur para komitetit të Parlamentit Evropian, Solana theksoi se popullit serb "duhet t'i japim një sinjal se kujdesemi për ta".
"Duhet të bëjmë çdo përpjekje t'i shtrijmë dorën popullit serb. Duhet të shohim mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit", tha Solana.
Belgjika dhe Hollanda kundërshtojnë një hap të tillë pasi kërkojnë nga Beogradi që më parë të dorëzojë në Hagë të akuzuarit për krime lufte.