Ndërlidhjet

Gruevski: Do votojmë për zgjedhje të parakohshme


Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski mbrëmë konfirmoi se deputetët e parties së tij VMRO-DPMNE, do të votojnë për zgjedhje të parakohshme, ku sot në parlament pritet të merret vendimi përfundimtar.

"Vendosëm që grupi ynë parlamentar t'i japë mbështetje nismës dhe të shpallen zgjedhjet, të cilat duhet të përfundojnë në afat prej 60 ditëve", tha Gruevski.

Ai tha se zgjedhjet mbahen me qëllim që "të kemi parlament efikas, të shkojmë përpara, t'i zbatojmë politikat dhe të kompenzojmë kohën e humbur në periudhën e kaluar për shkak të punës joefikase të kuvendit".

Gruevski mbrëmë u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Ky i fundit tha pas takimit se dy udhëheqësit kanë "rënë dakord se institucionet janë bllokuar".
XS
SM
MD
LG