Ndërlidhjet

FMN: Kriza financiare në botë, rrezik për luftë


Kreu i Fondit Monetarë Ndërkombëtarë ka paralajmëruar se qindra mijëra njerëz mund të ballafaqohen me urinë nëse nuk ndërmirren aksione për të ulur çmimet e bukës.

Dominik Shtraus Kahn tha se pakënaqësitë sociale për shkak të inflacionit në çmimin e bukës mund të qojnë në luftë.

Komentet e tij bëhen pas pakënaqësive të fundit në Haiti, Egjipt dhe Filipine, sikurse në vende tjera, për shkak të mungesës dhe dhe rritjes së çmimit të bukës.

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka bërë thirrje për aksione të fuqishme dhe bashkëpunim të ngushtë nga liderët financiarë botërorë për luftimin e krizës globale financiare.
XS
SM
MD
LG