Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, thotë se ai gjithnjë e më tepër beson se grupet terroriste do të pësojnë disfatë në Irak.
Këto komente ai i bëri sot gjatë fjalimit të tij në Komitetin e jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel, vetëm një ditë pasi në Irak, nga disa shpërthime me bomba, u vranë së paku 60 vetë.
Zoti al-Maliki tha se lëvizja xhihadiste në Irak është në gjendje "të izolimit total" dhe se ato po kërkonin strehim në vendet fqinje.
Më herët gjatë ditës, ai u tha gazetarëve se Iraki po synon zgjerim të bashkëpunimit lidhur me gaz dhe naftë me Bashkimin Evropian.