Ndërlidhjet

Shfaqet ambasadori i rrëmbyer pakistanez


Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, i cili u zhduk në muajin shkurt, është paraqitur në një video në televizionin Al Arabiya, duke thënë se po mbahet nga talebanët.

Tariq Azizuddin u shfaq në video-incizim i rrethuar nga militantë të armatosur.

Vërejtjet e tij, në të cilat tha se po vuante nga probleme shëndetësore, u përkthyen në arabishte nga televizioni Al Arabiya.

Ambasadori u zhduk në kohën kur po udhëtonte drejt kryeqytetit afgan Kabul nga qyteti veriperëndimor pakistanez, Peshawar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG