Ndërlidhjet

Shkup: Emri të zgjidhet deri më 9 korrik


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, ka shprehur shpresën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit të Maqedonisë mes Shkupit dhe Athinës.

"Dëshiroj të shoh që më 9 korrik, kur Shqipëria dhe Kroacia do të nënshkruajnë protokolin për anëtarësim në Aleancë, ne të kemi dhe vendin e tretë në tryezë, Maqedoninë", tha Jaap De Hoop Scheffer.

Ai i bëri këto komente pas takimit në Shkup me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

Kjo është vizita e parë e shefit të NATO-s në Maqedoni, që nga mbajtja e takimit të Bukureshtit, ku për shkak të vetos greke, Shkupi nuk mori ftesën për anëtarësim.

Jaap De Hoop Scheffer kërkoi nga Maqedonia të lë pas krahëve "zhgënjimin e hidhur" të vetos greke.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës do të takohet edhe me presidentin Branko Cërvenkovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG