Ndërlidhjet

Në Kuvajt mbahet takimi ndërkombëtar për Irakun


Ministrat e vendeve fqinje të Irakut dhe të fuqive botërore e filluan sot takimin në Kuvajt, ku do të diskutojnë se çfarë duhet bërë për të ndihmuar Irakun.

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, tha se do t'u kërkojë fqinjëve arabë që t'i hapin ambasadat dhe ta falin borxhin e jashtëm të Irakut, i cili kap shumën prej rreth 67 miliardë dollarë.

Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.

Pritet që Rice të argumentojë se Iraku po bën përpjekje të mëdha për të rritur sigurinë dhe pajtimin kombëtar, si dhe t'u kërkojë vendeve arabe që t'i mbajnë premtimet e tyre për lidhje diplomatike dhe ndihma financiare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG