Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, deklaroi sot se qeveria e dalë nga votimet në Serbi nuk do të ketë ndikim në Kosovë, por tek e ardhmja euroatlantike e Serbisë. Ministri i jashtëm e dha këtë deklaratë gjatë një konference për gazetarët me homologun e tij bullgar.
Duke iu referuar kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, shefi i diplomacisë bullgare tha se i përket autoriteteve kosovare për të vendosur për këtë çështje dhe theksoi rëndësinë e stabilitetit në Kosovë.
Ministri Basha e cilësoi sajesë faktesh librin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte.
Basha shtoi se ka përpjekje të dështuara të disa qarqeve për të delegjitimuar luftën e drejtë të popullit të Kosovës dhe për të njollosur imazhin e shqiptarëve.