Ndërlidhjet

Aeroplanë turq sulmuan pozicionet kurde në Irak


Aeroplanët e Turqisë raportohet se sot i kanë sulmuar pozicionet e kurdëve separatistë në veri të Irakut.

Në faqen zyrtare të internetit të Unionit Patriotik të Kurdistanit, njoftohet se katër aeroplanë kanë sulmuar sot rajonin Hakurk në veri të Irakut, zonë ku kufizohen Turqia, Iraku dhe Irani. Nuk ka njoftime për viktima në njerëz.

Unioni Patriotik është partia të cilës i përket edhe presidenti i Irakut, Jalal Talabani.

Guerilët kurdë po kërkojnë autonomi për kurdët në Turqinë juglindore, dhe janë duke luftuar prej vitit 1984.
XS
SM
MD
LG