Ndërlidhjet

Mullen: Irani ndihmon kryengritësit në Irak


Kryekomandanti i ushtrisë amerikane e ka akuzuar Iranin se ka rritur trainimin dhe mbështetjen e armatosur për kryengritësit në Irak, si dhe për militantët që i luftojnë forcat amerikane dhe ato të NATO-s në Afganistan.

Admirali Mike Mullen, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha se ai nuk ka prova bindëse nëse udhëheqësia më e lartë iraniane e ka miratuar rritjen e ndihmës për kryengritësit.

Mullen tha se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë asnjë opcion nga tavolina, përfshirë atë ushtarak, për t'u përballur me kërcënimin e Iranit, por shtoi se administrata e Bushit beson se qasja më e mirë mbetet trysnia ndaj qeverisë iraniane përmes mjeteve "diplomatike" dhe të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG