Ndërlidhjet

BE e OKB, pa marrëveshje rreth misioneve në Kosovë


Zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane ka theksuar s evazhdojnë përgatitjet për misionin evropian në Kosovë. "Qëllimi i misionit mbetet i njëjtë megjithë faktin se janë rishikuar planet. Kjo është përshtatje praktike e procesit të vendosjes së një misioni", ka thënë Christina Gallach.

Deklaratat e saj vijnë në kohën kur diplomatë në Bruksel thonë se po rriten dyshimet rreth mundësisë së marrjes së drejtimit të policisë në Kosovë nga misioni i Bashkimit Evropian, pasi nuk po arrihet asnjë marrëveshje për dorëzimin e kompetencave nga Kombet e Bashkuara.

"Një numër vendesh të Bashkimit Evropian mendojnë se plani i misionit evropian duhet të ripërshtatet, thënë më së buti", citon agjencia Reuters diplomatë evropianë.

Diplomatët mendojnë se "nëse UNMIK-u do mbetet në terren edhe pas qershorit kjo do të çimentojë de facto një ndarje të butë të Kosovës. Do të kemi UNMIKland në zonat e banuara me serbë në veri dhe EULEXland në pjesën tjetër të Kosovës banuar me shqiptarë".
XS
SM
MD
LG