Ndërlidhjet

SHBA përsërit akuzat ndaj Iranit dhe Sirisë


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara ka lëshuar akuza të reja kundër Iranit dhe Sirisë se po destabilizojnë Irakun. Teherani dhe Damasku i kanë hedhur poshtë akuzat.

Ambasadori amerikan, Zalmai Khalilzad, tha në Këshillin e Sigurimit se grupet e mbështetura nga Irani kanë sulmuar civilët, forcat irakiane dhe trupat amerikane në Irak.

Khalilzad shtoi se trupat e Gardës islamike revolucionare të Iranit vazhdojnë t'i armatosin, aftësojnë dhe financojnë grupet e armatosura në Irak.

Sa i përket Sirisë, Khalilzad tha se ka dështuar në bllokimin e luftëtarëve të huaj që hyjnë në Irak përmes Sirisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG