Ndërlidhjet

BE nënshkroi MSA me Serbinë


Bashkimi Evropian nënshkroi sot paktin për lidhje më të ngushta me Serbinë.

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e firmosën në Luksemburg shefat e diplomacive të BE-së dhe zv/kryeministri i Serbisë Bozhidar Djeliq.

MSA i ofron Serbisë lehtësime të udhëtimit dhe ndihmë ekonomike në përgatitjen për anëtarësim eventual në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb Boris Tadiq, i cili mori pjesë në ceremoninë, tha se shpreson që nënshkrimi i marrëveshjes do ta ulë ndikimin e partive anti-evropiane në zgjedhjet e 11 majit.

Tadiq gjithashtu bëri thirrje që Serbia të bëhet kandidat zyrtar për anëtarësim në BE deri në fund të vitit.

Partitë nacionaliste në Serbi i kanë cilësuar si tradhtarë politikanët pro-evropianë për shkak se pranuan marrëveshjen pas njohjes së Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

Nënshkrimi deri tash ishte bllokuar nga Holanda dhe Belgjika, të cilat kërkonin Serbia fillimisht të bashkëpunojë në tërësi me Tribunalin për Krime Lufte në Hagë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG