Ndërlidhjet

Gjeorgjia akuzon Rusinë për nxitje të konfliktit


Gjeorgjia sot e akuzoi Rusinë për nxitje të konfliktit pasi Moska njoftoi se do të dërgojë më shumë trupa në rajonin separatist të Abkhazisë.

Më herët, Rusia tha se po dërgon përforcime për shkak se Gjeorgjia po përgatitet për operacione ushtarake kundër Abkhazisë.

Ministria e Jashtme tha se Gjeorgjia ka dërguar 1.500 ushtarë dhe policë në grykën Kodori në Abkhazi, e cila kontrollohet nga Tbilisi.

Gjeorgjia i ka mohuar akuzat. Kryeministri gjeorgjian Lado Gurgenidze tha se hapi i Rusisë për të dërguar më shumë trupa në rajon ishte një "hap tejet i papërgjegjshëm" që do të destabilizojë rajonin.
XS
SM
MD
LG