Ndërlidhjet

Brown: Trupat shtesë do të mbrojnë paqen në Kosovë


600 trupat shtesë britanike që do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar në ruajtjen e paqës do të qëndrojnë aty gjatë gjithë qershorit, ka konfirmuar ministri britanik i mbrojtjes, Des Brown.

"KFOR-i në bashkëpunim me autoritetet policore të Kombeve të Bashkuara po punojnë intenzivisht rreth çështjeve të sigurisë në mënyrë që të ruajnë një mjedis të sigurtë në Kosovë" tha Broën për të përdishtëm britanike "Guardian".

Britania e Madhe është përgjegjëse për të vënë në dispozicion të KFOR-it trupa rezervë për 6 muajt e parë të këtij viti.

Trupat që do të vijnë në Kosovë kanë qëndruar në Irlandën e Veriut dhe aty janë trajnuar për këtë mision.
XS
SM
MD
LG