Ndërlidhjet

NATO fillon rishikimin e operacioneve në Kosovë


NATO-ja ka nisur sot rishikimin e operacioneve të sigurisë në Kosovë, si përgjigje ndaj zhvillimeve atje pas shpalljes së pavarësisë, tha zëdhënësi i aleancës në Bruksel.

Hapi që u ndërmorr nga ambasadorët e NATO-s në Bruksel, është bërë që 17 mijë forcat paqëruajtëse të KFOR-it t'i përshtaten "evoluimit të situatës në teren në Kosovë", tha James Appathurai.

"Ata u kanë dhënë udhëzimet politike dhe drejtimet autoriteteve ushtarake që në javët e ardhshme të fillojnë rishikimin e planit operacional për të marrë parasysh detyrat e reja politike", tha ai.

Appathurai mohoi të thotë se çfarë detyrash mund të jenë në pyetje, por tha se "gjithçka që do të bëjë NATO-ja do të mbetet nën mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe NATO nuk do të bëjë asgjë pa pëlqimin e plotë të 26 vendeve" anëtare të aleancës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG