Ndërlidhjet

Iran: 100 të plagosur nga tërmeti


Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se një tërmet i fuqisë 4.7 të shkallës Rihter në juglindje të Teheranit, ka shkaktuar plagosjen e më shumë se 100 njerëzve.

Raportet thonë se të lënduarit në qytetin Boroujerd janë trajtuar në vendin e fatkeqësisë.

Irani shtrihet në disa zona seizmike, dhe rregullisht goditet nga tërmetetet. Kryeqyteti Teheran gjithashtu ndodhet mbi dy vija të mëdha seizmike.
XS
SM
MD
LG