Ndërlidhjet

Vdiq Boeselager që kishte tentuar të vrasë Hitlerin


Ka vdekur i mbijetuari i fundit i një tentimi të dështuar për atentat në vitin 1944 ndaj Adolf Hitlerit.

Ai është Philipp Freiherr von Boeselager, 90 vjeçar, që ishte një nga grupi i oficerëve që tentuan të vrasin Hitlerin në selinë e tij, më 20 korrik të vitit 1944.

Udhëheqësi i këtij grupi, Claus Graf Schenk von Stauffenberg, dhe të tjerët u kapën dhe u ekzekutuan menjëherë.

Emri i Boeselagerit që kishte furnizuar grupin me eksploziv kurrë nuk u bë i ditur dhe vetëm ai mbijetoi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG