Ndërlidhjet

Guam: Banorët votojnë për kandidatin demokrat


Banorët e ujdhesës së vogël amerikane Guam në Oqeanin Paqësor kanë votuar sot në garën për nominimin e kandidatit presidencial demokrat.

Zgjedhjet paraprake në Guam janë mundësia e fundit e banorëve që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, sepse popullsia e ujdhesës, megjithëse është territor i Shteteve të Bashkuara, nuk ka të drejtë të votojë në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Në zgjedhjet paraprake për kandidatin republikan, që u mbajtën në muajin mars, fitoi John McCain.
XS
SM
MD
LG