Ndërlidhjet

SHBA: Parashikime optimiste për bujqësinë


Moti i mirë mund t'u ndihmojë fermerëve që të korrin rendimente rekorde të drithërave këtë vit, tha Departamenti amerikan i Bujqësisë.

Në raport thuhet se prodhimtari globale e grurit sivjet mund të arrijë në 655 milionë tonë, pasi çmimet e larta i shtynë fermerët që të mbjellin më shumë grurë.

Departamenti tha se prodhimtaria e orizit në botë mund të jetë rreth 430 milionë tonë, 5 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Njoftimi pritet t'i qetësojë frikat nga mungesa e ushqimit dhe t'i ulë çmimet e drithërave nga nivelet e larta që aktualisht i kanë.
XS
SM
MD
LG