Ndërlidhjet

Siniora: Libani nuk bie në duart e Hezbollahut


Kryeministri i Libanit Fuad Siniora tha se shteti nuk do të bjerë në duart e Hezbollahut, pasi përleshjet e shumta të armatosura u përhapën në pjesën më të madhe të Bejrutit.

Në një fjalim televiziv, Siniora tha se Hezbollahu ka ndërmarrë "grushtshtet të armatosur" kundër demokracisë libaneze. Ai tha se qeveria më nuk mund të pranojë që Hezbollahu lirisht të mbajë armët.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin dhe Sirinë për nxitje të dhunës në Liban, ku grupi shiit Hezbollah, ka vënë nën kontroll pjesë të mëdha të Bejrutit.
XS
SM
MD
LG