Ndërlidhjet

Përfunduan votimet në Serbi


Përfunduan votimet për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi. Rezultatet e para do të mund të behën të ditura vetëm disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët se ç'pritej, çfarë sipas analistëve iu jep më shumë gjasa për fitore radikalëve.

"Do të zhdukim korrupsionin, krimin dhe do krijojmë vende të shumta pune. Do ta bëjmë Serbinë sërish vendin e njerëzve krenarë, do mbrojmë kufijtë tanë, do bashkëpunojmë me të gjithë, në mënyrë të hapur me miqtë, dhe në mënyrë të kujdesshme me ata që tregojnë se nuk janë miqtë tanë", tha Tomisllav Nikoliq gjatë ditës së zgjedhjeve.

Nga ana tjetër presidenti Tadiç deklaroi se "votimi i sotëm ka pasoja shumë të mëdha. Rezultati i votimeve do tregojë nëse do jenë pozitive ose negative". Tadiç shprehu bindjen se serbët do votojnë "për jetën përparimin dhe zhvillimin e shpejtë".

Anketat tregojnë se asnjë nga partitë kryesore nuk do fitojë shumicën, çfarë i jep një rol të veçantë partisë së kryeministrit Koshtunica, nga e cila do mund të varet krijimi i qeverisë së pas zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG