Ndërlidhjet

Presidenti Bush viziton Izraelin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka arritur sot në Izrael, për të marrë pjesë në manifestimet me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit izraelit.

Gjatë vizitës, Bush do të bëjë thirrje për progres në arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, para se ai të lë postin në janar të 2009-ës.

Bush do të zhvillojë bisedime me presidentin Shimon Peres dhe kryeministrin Ehud Olmert. Ky i fundit e quajti presidentin amerikan "aleat dhe partner më të ngushtë" të Izraelit.

"Që nga marrja e zyrës, tetë vjet më parë, presidenti George Bush ka qenë aleati dhe partneri ynë më i ngushtë. Vendimi Juaj për të kremtuar këtë datë historike, për ne është gjest i jashtëzakonshëm miqësie", tha Olmert.

Pasdite, presidenti Bush do të flasë në konferencën ndërkombëtare në Jerusalem, me rastin e shënimit të 60 vjetorit të Izraelit.

Pas Izraelit, presidenti Bush do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG