Ndërlidhjet

Tel Aviv: Bush takohet me Peres


Presidenti amerikan, George Bush, arriti në Izrael, për të marrë pjesë në manifestimet me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit izraelit.

Në takimin e parë zyrtar, ai zhvilloi bisedime me presidentin Shimon Peres.

Presidenti izraelit tha se Hamasi e pengon formimin e shtetit.

"Sot, pengesa e vërtetë për krijimin e shtetit palestinez është Hamasi. Nga ajo që kam folur me palestinezët, e di se pikëpamja e tyre është se ne nuk jemi armiku i tyre", tha Peres.

"Qëllimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë një, të mbështesë aleatin dhe mikun tonë më të ngushtë në Lindjen e Mesme, demokracinë e vetme nga forcat e terrorit, dhe njëkohësisht të flasim për një të ardhme shpresëdhënëse", tha presidenti Bush.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG