Ndërlidhjet

Evropë: 10 të arestuar për financim të militantëve


Një zyrtar i policisë franceze tha se autoritetet në Francë, Gjermani dhe Holandë kanë arrestuar 10 persona nën dyshimin se kanë financuar militantët islamikë në Uzbekistan.

Zyrtari tha se tetë të dyshuarit me origjinë turke janë arrestuar në qytetin Mulhouse, në jug të Francës, ndërsa dy të tjerët në Gjermani dhe në Holandë.

Ai nuk dha emrin e grupit islamik, për financimin e të cilit dyshohen të arrestuarit.
XS
SM
MD
LG