Ndërlidhjet

Rusi: Kasparov krijon parlament paralel


Lideri i opozitës në Rusi Garry Kasparov sot ka hapur parlamentin alternativ që ka për qëllim "rivendosjen e demokracisë dhe qeverisë popullore në Rusi".

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se rreth 500 aktivistë iu bashkuan Kasparovit në Moskë në hapjen e asaj që e quajtën "asamble kombëtare".

Kasparov i akuzoi autoritetet ruse për krijimin e "çifligut feudal", dhe gjithashtu i akuzoi partitë kryesore opozitare për shkak se nuk morën pjesë në tubim.

Karta e asamblesë thekson se qytetarët e Rusisë nuk i kanë "të drejtat themelore civile dhe politike".
XS
SM
MD
LG