Ndërlidhjet

Japonia synon marrëveshje për klimën


Ministrat e mjedisit të tetë vendeve më të industrializuara të botës dhe të vendeve me zhvillim të shpejtë si Brazili, India Kina, Indonezia, Meksika, Australia, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut po takohen në Japoni për të diskutuar masat për të luftuar ndryshimet klimatike.

Japonia shpreson që në takimin tre ditor të përcaktojë drejtimin e bisedimeve mbi një marrëveshje të re klimatike.

Japonia synon që të arrijë një rezultat konkret lidhur me marrëveshjen e mundshme mbi ndryshimet klimatike në takimin e krerëve të G8-ës, që do mbahet nga 7-9 korriku i këtij viti.
XS
SM
MD
LG