Ndërlidhjet

Kosovë: Arrijnë 200 trupa britanike


200 trupa britanike kanë arritur në Kosovë për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë, në prag të 15 qershorit, hyrjes në fuqi të kushtetutës dhe marrjes së përgjegjësive nga qeveria e Kosovës.

Trupat janë të parat nga gjithsej 600 trupa britanike që do dërgohen në pjesën veriore të Kosovës.

Gjermania, Italia dhe Britania ofrojnë me rradhë nga 600 trupa rezervë në mbështetje të 16 mijë ushtarëve të KFOR-it, që gjenden aktualisht në Kosovë.
XS
SM
MD
LG