Ndërlidhjet

Irani thotë Siria është aleat strategjik


Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mostafa Mohammed Najjar tha se Siria është aleat strategjik i Teheranit.

Ai i tha homologut sirian Hassan Turkmani, i cili ndodhet për vizitë në Iran, se aleanca bazohet në "interesat dypalëshe shtetërore dhe ato të botës Islamike".

Deklarata e Najjar pasoi thirrjen që Izraeli i bëri Damaskut për t'u distancuar nga Teherani, ndërkohë që Siria dhe Izraeli po zhvillojnë bisedime të fshehta paqësore me ndërmjetësimin e Turqisë.

XS
SM
MD
LG