Ndërlidhjet

Scheffer, Ban Ki-Moon do bisedojnë për Kosovën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer do të takohet të mërkurën në Nju Jork me kreun e OKB-së, Ban Ki-Moon, për të biseduar rreth zgjidhjes së "situatës së ndërlikuar të periudhës kalimtare" në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i NATO-s.

James Appathurai ka deklaruar se Scheffer dhe Ban Ki-Moon "kanë qenë dhe do të jenë në kontakt" lidhur me Kosovën dhe Afganistanin.

Apathurai tha se "interesi thelbësor i NATO-s është që të sigurojë paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës, ndërsa kur është fjala për UNMIK-un dhe EULEX-in, NATO dëshiron situatë, në të cilën rolet dhe përgjegjësitë do të jenë të qarta".
XS
SM
MD
LG