Ndërlidhjet

SHBA: Nuk kemi kritikuar qeverinë e Kosovës


Ambasada amerikane në Prishtinë hodhi poshtë spekulimet e disa mediave, sipas të cilave zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit Rozmary Di Carlo ka kritikuar qeverinë për jo efikasitet në lobimin për njohjen e Kosovës.

Në komunikatën e ambasadës amerikane thuhet se ajo nuk ka bërë komente të tilla.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara përkrah përpjekjet e qeverisë së Kosovës për nxitjen e njohjes së Kosovës. SHBA-të dhe vendet tjera gjithashtu janë të angazhuara në këtë proces" thuhet në komunikatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG